Hyrje në NSDI
Infrastruktura Kombëtare e të Dhënave Hapësinore (NSDI) përfaqëson një sistem të integruar të dhënash gjeohapësinore, duke u bërë të mundur përdoruesve identifikimin dhe përdorimin e informacionit hapësinor të marrë nga burime të ndryshme, ne nivel lokal dhe kombëtar, në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Shoqëria moderne kërkon informacion me cilësi të lartë gjeo-hapësinore për menaxhimin optimal të burimeve, përcaktimin efikas të zgjidhjeve të duhura dhe te garantoje zhvillim të vazhdueshëm.

Gjeoinformacioni sot paraqitet si një element kyç në proceset e vendimmarrjes, shkëmbimit të të dhënave dhe të komunikimit. Ritja e kërkesave të jetës dhe zhvillimi i teknologjisë ka kontribuar në bërjen e elementeve të gjeoinformacionit të detyrueshëm në një shoqëri moderne. Kjo teknologji do të arrijë potencialin e saj të plotë, vetëm kur qeveritë të vendosin për të maksimizuar aksesin në informacionin gjeografik nëpërmjet SDIs.

Informacioni Hapsinor i bashkuar në një infrastrukturë të përbashkët, ofron mundësi të shumta në përmirësimin e shërbimeve publike, në të njëjtën kohë bën të mundur eliminimin e dublikimeve të të dhënave dhe mospërputhjen e tyre.

ASIG, ka filluar aktivitetin e saj për të krijuar infrastrukturën e të dhënave hapësinore në Shqipëri, në përputhje me gjithë nismat dhe tendencat evropiane. Mbështetja e dhënë nga partnerët norvegjez(SK) është bazuar në praktikat më të mira të përdorura në Norvegji gjatë krijimit dhe zhvillimit të “Norvegjisë Dixhitale”.

Qëllimi i strategjisë është të krijojë një infrastrukturë sa më të përshtatshme, duke siguruar mbështetje për një zhvillim të qëndrueshëm, të shoqëruar me rritje ekonomike dhe shërbime efikase. Sigurisht, duke përmbushur në të njëjtën kohë nevojat dhe kërkesat e sektorit publik, privat dhe të qytetarëve në përgjithësi. Strategjia paraqet një kuadër brenda të cilit, politika të detajuara mund të zhvillohen për të siguruar përdorimin e gjerë të geoinformacionit në mënyrë që të shmangen përpjekjet e dyfishta dhe të zvogëlohet barra administrative.

Kjo strategji do të çojë në krijimin e NSDI-së në Shqiperi nëpërmjet realizimit të objektivave sipas fushave strategjike:
  1. Infrastruktura Bashkëpunimi
  2. Të dhëna dhe shërbime hapsinore
  3. Standardizim
  4. Korniza ligjore
  5. Sistemi referencë gjeodezik
  6. Financimi dhe çmimi
  7. Kërkimin shkencor, zhvillimin dhe edukimin

Impaktet e zbatimit të kësaj strategjie do të varen nga përfshirja e vazhdueshme e një grupi të gjerë partnerësh të sektorit gjeohapësinor. Gjithashtu partitë e ndryshme do të punojnë së bashku për zbatimin e strategjisë dhe arritjen e qëllimeve tashmë të ngritura.

Autoriteti Shtetëror i Informacionit Gjeohapsinor (ASIG) është angazhuar në marrjen e rolit udhëheqës në zhvillimin e strategjisë dhe planit të implementimit lidhur me të. Rolet kryesore të ASIG janë lidershipi, zhvillimi dhe promovimi i infrastrukturës së përbashkët, me një qasje të vërtetë bashkëpunimi midis të gjitha palëve të tjera të interesuara.