INSPIRE
INSPIRE (Infrastruktura për informacionin hapësinor në iniciativën Evropiane) është një iniciativë e nisur, zhvilluar dhe miratuar nga Bashkimi Evropian më 14 Mars 2007, në bashkëpunim me shtetet anëtare dhe shtetet e asociuara.



Qëllimi i kësaj direktive është përcaktimi i rregullave themelore, që synojnë zbatimin e infrastrukturës së informacionit hapsinor në Bashkimin Evropian, për politikat ekologjike dhe politikat që ndikojnë në mbrojtjen e ambjentit.

Direktiva INSPIRE ka për qëllim të ofrojë një shërbim të integruar të informacionit hapsinor për përdoruesit.Ky shërbim duhet ti mundësojë përdoruesit identifikimin dhe përdorimin e informacioneve hapësinore apo gjeografike nga burime të ndryshme, nga niveli lokal deri në nivel global, në mënyrë ndër-vepruese, e cila të mundësoj përdorimin nga një numër i pakufizuar klientësh.

Me anen e kesaj direktive, kërkohet të bëhen të arritshme të dhënat relevante gjeografike, duke krijuar një bazë për zbatimin gradual të strukturës hapsinore të harmonizuar të të dhënave, me synim formulimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin gjatë procesit të vendimmarrjes në nivel të BE-së.

Nevoja për direktivën “INSPIRE” u shfaq kryesisht, për shkak të situatës së papërcaktuar të gjëndjes së përgjithshme dhe rregulloreve të lidhur me të dhënat hapësinore në Evropë.

Gjendja e të dhënave hapsinore në Evropë karakterizohej nga sa vijon:
  1. Shpërndarja dhe mungesa e disponueshmërisë së të dhënave të përshtatshme,
  2. Mungesa e harmonizimit mes të dhënave të shkallëve të ndryshme gjeografike,
  3. Shpenzimet e tepërta,
  4. Përdorimi i pamjaftueshëm i standardeve (të dhëna të papajtueshme, sistemet e informacionit, shpërndarja e të dhënave dhe mbivendosja)
  5. Mungesa e koordinimit ndërmjet niveleve administrative që janë përgjegjëse për krijimin e të dhënave gjeo-hapsinore,
  6. Mungesa e të dhënave të përshtatshme
  7. Kufizimet në lidhje me shpërndarjen e të dhënave (të drejtat e autorit, qasja e të dhënave, taksat, etj).

Faktorët e përmendur më lartë pengojnë identifikimin, aksesin dhe përdorimin e të dhënave ekzistuese.
INSPIRE është një model interesant për zhvillimin jo vetëm të infrastrukturës teknologjike, por edhe të praktikave të përbashkëta dhe metodave të punës, nëpërmjet bashkëpunimit dhe partneritetit.

Infrastruktura e të dhënave hapësinore nëpërmjet direktivës INSPIRE është orjentuar dhe ndjek parimet:
  1. Të dhënat duhet të mblidhen një herë (nga një burim i vetëm) dhe të mbahen në nivelin ku mund të bëhet ruajtja e tyre në mënyrën më efektive,
  2. Kombinimi i të dhënave hapsinore nga burime të ndryshme evropiane duhet të jenë aktive dhe të shpërndara ndërmjet përdoruesve dhe aplikacioneve,
  3. Informacioni duhet të mblidhet në një nivel të qeverisë dhe të ndahet mes gjithë niveleve të tjera,
  4. Të dhënat hapsinore të nevojshme për administrim efikas, nuk duhet të vihen në dispozicion, vetëm në qoftë se përdorimi i tyre është i kufizuar në masë
  5. Është e nevojshme të mundësohet qasje e lehtë në të dhënat hapsinore në dispozicion, vlerësimi nëse ato janë të përshtatshme për përdorim dhe arritjen e qëllimeve, së bashku me lehtësimin e kushteve për blerjen e tyre dhe përdorimin e mëtejshëm,
  6. Të dhënat gjeografike duhet të jenë të thjeshta për tu kuptuar dhe interpretuar pasi ato do të kombinohen në një mënyrë të përshtatshme, duke lejuar vizualizimin në kontekste të caktuara, të përshtatura për përdoruesit.


Grupi i të dhënave hapësinore në kontekstin e direktivës duhet të jetë në një formë dixhitale, të jetë pronë e autoriteteve publike dhe në lidhje me një ose disa prej temave të cilat janë të paraqitura në anekset më poshtë. Të dhënat hapësinore, të përcaktuara sipas Direktivës INSPIRE:

  • Aneksi I
    1. Sistemet Referencë Koordinative
    2. Sistemet e Rrjeteve Gjeografike
    3. Emrëtesat gjeografikë
    4. Njësitë administrative
    5. Adresat
    6. Parcelat kadastrale
    7. Rrjetet e transportit
    8. Hidrografia
    9. Zonat e mbrojtura
  • Aneksi II
    1. Lartësitë
    2. Mbulesa e Tokes
    3. Ortofoto
    4. Gjeologjia
  • Aneksi III
    1. Njësitë statistikore
    2. Ndërtesat
    3. Toka
    4. Përdorimi i tokës
    5. Shëndeti dhe siguria e njeriut
    6. Infrastruktura e shërbimeve qeveritare
    7. Infrastruktura e monitorimit të mjedisit
    8. Prodhimi dhe lehtësira industriale
    9. Objektet e Prodhimi dhe Industrise
    10. Objektet bujqësore dhe hidrokulturës
    11. Shpërndarja e popullsisë - Demografia
    12. Zonat e menaxhimit, Zona / kufizim / rregullimi dhe njësitë raportuese
    13. Zonat e rrezikut natyror
    14. Kushtet atmosferike
    15. Karakteristikat meteorologjike gjeografike
    16. Karakteristika gjeografike oqeanografike
    17. Rajonet Detare
    18. Rajonet Bio-gjeografike
    19. Habitatet dhe biotopet
    20. Shpërndarja e Specieve
    21. Burimet e energjisë
    22. Burimet minerale
INSPIRE - direktivën, rregullat, specifikimet e të dhënave dhe dokumenteve të tjera, mund ti gjeni në http://inspire.ec.europa.eu/