Tutorial

Tutorial
PËRDORIMI I TË DHËNAVE GJEOHAPËSINORE NËPËRMJET SHËRBIMEVE ONLINE NË PROGRAMET "GIS DESKTOP"
Gjatë punës sonë, shpesh kërkojmë informacion gjeohapësinor si referencë për t'i shfaqur ose për t'i përdorur në materiale të ndryshme pune. Shumë agjenci publikojnë të dhëna online, të cilat mund të përdoren nga programet GIS, që ne aplikojmë gjatë praktikave tona të punës. Standardet më të përhapur për të publikuar këto të dhëna online janë WMS (Web Map Service) dhe WMTS (Web Map Tile Service). Këto shërbime online janë zgjidhja optimale për këtë, për shkak se mundësojnë aksesin e të dhënave gjeohapësinore, pa pasur nevojën e përpunimit të tyre në programet GIS që ne përdorim.

Qëllimi i këtij materiali është shpjegimi i mënyrës së importimit të dhënave gjeohapësinore, nëpërmjet shërbimeve online, në programet më të njohura GIS desktop si QGIS dhe ESRI ArcGis.
Sugjerohet te perdoren versionet per software-t GIS Desktop:

Qgis Version 2.2.0
ArcGis Version 10.2.* dhe versionet me te fundit.

QGIS , i njohur si Quantum GIS, është një platformë "Open Source" e cila mundëson shikim, editim, analizim i të dhënave gjeohapësinore. Ky software mund të shkarkohet falas ne adresën http://www.qgis.org

HAPI 1

Shkoni në Layer ➯ Add WMS/WMTS Layer ...


HAPI 2

Në dritaren Add Layer(s) from a Server klikoni në tab-in New ...


HAPI 3

Në dritaren e re që ju është hapur Create a New wms connection emërtoni 'connection' tuaj. Ky nuk është emri i shtresës së informacionit gjeohapësinor, por emri me të cilin QGIS do të njohë këtë servis për shembull BASEMAP. Zakonisht një servis WMS ose WMTS përmban disa shtresa informacioni të cilat mund të ngarkohen në projektin tuaj. Ndërsa në URL ju duhet të shkruani adresën, pra serverin i cili e ofron këtë shërbim, ku në rastin Geoportalit Kombetare do te jetë:

- Për shërbimet në elipsoidin WGS84 me projeksionin UTM34N
http://geoportal.asig.gov.al/Services/host/host.ashx?url=http://localhost:85/utm34n/
- Për shërbimet në elipsoidin Albanian 1986 me projeksion Gauss-Kruger Zone 4
http://geoportal.asig.gov.al/Services/host/host.ashx?url=http://localhost:85/gauss_kryger/



Klikoni Ok

HAPI 4

Në këtë moment në tab-in e layers ju është shtuar shërbimi BASEMAP dhe duhet të klikoni në tab-in Connect


HAPI 5

Do ju shfaqen grupi me të dhënat gjeohapësinore të cilat ofrohen nga ky shërbim WMS/WMTS


Ky shërbim WMS/WMTS është në përpunim e sipër, për këtë arsye gjatë kalimit të kohës mund të keni shtime ose riemërtime të shtresave të informacionit. Për momentin layerat që mund të përdorni janë:
  • Ortofoto e vitit 2007 (ortofoto dhe urbane)
  • Harta Topografike 1:10000
  • Harta Topografike 1:25000
  • Harta Topografike 1:50000
  • Harta Topografike 1:100000
  • Harta Topografike 1:200000
Nqs ju doni të ngarkoni për shembull shtresën e Ortofotos, selektoni Layerin përkatës dhe klikoni Add
Do ju paraqitet në pjesën 'MAP VIEW' Ortofoto e Republikës së Shqipërisë


HAPI 6

Për të shtuar shtresa të tjera informacioni duhet të ndiqni të njëjtën procedurë që është:
Layer ➯ Add WMS/WMTS Layer... ; zgjidhni Basemap dhe klikoni Connect, në këtë mënyrë mund të shtoni dhe layera të tjerë sipas kërkesave tuaja


HAPI 1

Në faqen kryesore shkojmë te Add Data ➯ Look In ➯ GIS Servers


HAPI 2

Në pjesën Gis Server do të kryejmë lidhjen me shërbimet online. Për rastin kur do të kemi të bëjmë me shërbime online në standarde WMTS duhet të zgjedhim Add WMTS Server ➯ Add


Do të na hapet faqja ku do të kryejmë lidhjen me shërbimin online WMTS. Në pjesën URL do të shkruajmë adresën e server, për rastin tonë : - Për shërbimet në elipsoidin WGS84 me projeksionin UTM34N
http://geoportal.asig.gov.al/Services/host/host.ashx?url=http://localhost:85/utm34n/
- Për shërbimet në elipsoidin Albanian 1986 me projeksion Gauss-Kruger Zone 4
http://geoportal.asig.gov.al/Services/host/host.ashx?url=http://localhost:85/gauss_kryger/
dhe do të klikojmë
Get Layers


Do të na paraqiten në dritaren poshtë majtas, layerat që përmban shërbimi online dhe i japim OK .


HAPI 3

Në dritaren Add Data tashmë na është shtuar si Service dhe i japim Add


Na shfaqen layerat që përmban ky shërbim


Këtu mund të zgjedhim një ose disa layera (nëpërmjet ctrl + majtas klik) për ti ngarkuar në projekt.


Sqarim: Për ngarkimin e shërbimeve WMS procedura është e njëjtë vetëm me një ndryshim
o Add Data ➯ Look In ➯ GIS Servers ; Add WMS Server ➯ Add

© Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG)